Korrupsioni në Azerbajxhan: Një udhëzues për sfidat arsimore
Azerbajxhani është një vend i vendosur në rajonin e Kaukazit dhe, deri në pavarësinë e tij në 1991, ai drejtohej nga Bashkimi Sovjetik. Pavarësisht nga gjerësia e burimeve natyrore të Azerbajxhanit, ai vuan nga infrastruktura joadekuate që ndikon në shumë sektorë, veçanërisht atë arsimor.
Edhe pse arsimi është falas në shkollat publike, mësimi më i avancuar përcaktohet nga gjendja financiare e familjes. Të ardhurat vjetore të një familjeje mesatare Azerbajxhaniane janë 4250 manat (2500$), duke ndikuar si rrjedhojë në buxhetin e arsimit apo familjet e rregullta. Punësimi i tutorëve privatë dhe pagimi i materialeve shkollore kërkojnë një buxhet më të madh se sa përballojnë familjet aktualisht. Sistemet e arsimit të lartë priren të zgjedhin të pranojnë studentë me prejardhje të pasur dhe të largojnë studentë nga familjet rurale dhe me të ardhura më të ulëta.
Kur bëhet fjalë për cilësinë e sistemit arsimor, fakti që shkollat e mesme nuk arrijnë t’i përgatisin nxënësit në mënyrë adekuate për pranimin në universitet, bën që shumë studentë të dështojnë në provimet pranuese në universitet për shkak të performancës së ulët. Duke marrë parasysh sistemin arsimor me të meta, prindërit me prejardhje më të pasur punësojnë mësues privatë për të siguruar arsim cilësor. Ata që përfitojnë nga situata janë elitat qeveritare, pasi opsionet e tyre për t’u ofruar arsim më të mirë pasardhësve të tyre janë shumë më të larta. Këta fëmijë ndonjëherë dërgohen jashtë vendit në vende të tilla si SHBA, Kanada dhe vendet e Evropës Perëndimore, për të vazhduar ndjekjen e një arsimi cilësor. Ata që nuk mund ta përballojnë këtë, mbeten pas me nivele të pamjaftueshme arsimore.
Qasja në materiale edukative si libra, artikuj, revista, etj., është minimale, veçanërisht ato në gjuhën Azerbajxhaniane. Bibliotekat universitare u mungojnë burimet e nevojshme për qëllime arsimore dhe studentët ankohen se përmbajtja e materialeve të tilla është e vjetëruar dhe e parëndësishme për sot.
Një nga arsyet kryesore për mungesën e materialeve dhe burimeve arsimore është mungesa e mbështetjes së qeverisë për kërkimin akademik dhe përkthimin. Propozimet buxhetore për zhvillimin e sektorit arsimor dhe ndihma e kufizuar financiare dhe mbështetja për kërkimin akademik e lënë vendin në një mungesë intelektuale.
Kjo shoqërohet me faktin se më shpesh akademikët migrojnë në vende më të zhvilluara që u ofrojnë atyre stimuj më të mirë për kërkime.
Arsimi pasuniversitar në Azerbajxhan kërkon ndryshime të rëndësishme në sistemin e tij. Ajo kërkon shumë vëmendje dhe zhvillim për aq sa programet pasuniversitare nuk u ofrojnë studentëve profesionalizmin që u nevojitet për t’u bërë më të specializuar në fushën e tyre. Richard D. Kortum, një profesor emeritus në Universitetin Shtetëror të Tenesit Lindor, përshkruan arsimin e dobët në arsimin master në Azerbajxhan “Studentët e masterit në Azerbajxhan zakonisht duhet të kalojnë nëpër të njëjtin kurs, të njëjtin instruktor, të njëjtin libër, të njëjtin material leksioni, të njëjtat teste qe ata bënë si studente”.
Një tjetër problem i madh që ekziston në Azerbajxhan për momentin është ryshfeti. Edhe pse e paligjshme në Kushtetutë, ajo është kthyer në një mënyrë të normalizuar mbijetese brenda popullatës. Popullsia nuk ka zgjidhje tjetër veçse të paguajë ryshfet për të hyrë në të gjithë sektorët, duke përfshirë arsimin, kujdesin shëndetësor, shërbimet qeveritare, punësimin, ndër të tjera. Drejtuesit e këtyre institucioneve përfitojnë nga këto ryshfet duke i vënë njerëzit në një situatë ku duhet të paguajnë për të zgjidhur çdo problem.
Sipas Institutit të Statistikave të UNESCO-s, Azerbajxhani ka shënuar shkallën më të ulët të regjistrimit të arsimit pas të mesëm (terciar) krahasuar me vendet e tjera në rajonin e Kaukazit dhe Azisë Qendrore, pasi 77% e Azerbajxhanasve që mbarojnë shkollën nuk regjistrohen në universitete. ka të ngjarë për shkak të “sistemit të përcaktimit të kuotave shtetërore të konceptuar keq dhe shumë të centralizuar”. Tabela 1 më poshtë tregon përqindjen e studentëve që aplikuan në universitete nga viti 2010 deri në 2014 në Azerbajxhan, Armeni, Gjeorgji dhe Kazakistan.
Written by Zinat Asadova
Translated by Xhina Cekani from [Educational Challenges in Azerbaijan]
Cover Image by OpenClipart-Vectors from Pixabay
No comment yet, add your voice below!