Sfidat e Arsimit në Francë

Ndërsa arsimi francez është prima facie i aksesueshëm për të gjithë, pasi është falas që nga fillimi deri në arsimin e lartë, francezët pretendojnë se sistemi arsimor francez njeh shumë pengesa. Kam intervistuar francezë që janë ende në sistemin arsimor francez, privat dhe publik, dhe disa që kanë përfunduar shumë kohë më parë, me shpresën për të testuar rëndësinë e ketyre pretendimeve.

Pengesa më e përsëritur që u përmend ishte statusi i mësuesve. Mësuesit janë të nënpaguar dhe të nënvlerësuar.

Nga ana tjetër, cilësia e tyre e mësimdhënies kritikohet si e shkurtër dhe e një-anshme. Shumë individë me arsimin francez mendonin se duhej të ndiqnin në mënyrë të përsosur pritshmëritë e mësuesve dhe nuk kishin hapësirë për individualitet apo origjinalitet. Në mënyrë të veçantë, shëndeti mendor anashkalohet pasi studentët duhet të punojnë për orë të gjata. Në të njëjtën mënyrë, nuk ka mbështetje psikologjike apo inkurajim të përgjithshëm pasi sistemi francez është i bazuar në konkurrencë dhe suksesi është tërësisht përgjegjësi e studentit. Në vend që të inkurajohen pasi të kenë arritur një nivel kalues, studentët kritikohen se nuk janë më të mirët.

Njëkohësisht, nuk ka kuptim të lodhjes, shëndetit të dobët mendor ose çrregullimeve mendore, pasi studentët nuk pritet të kërkojnë ndihmë dhe refuzohen kur bëjnë. Një i intervistuar shpjegoi:

”Kur isha i dëshpëruar dhe i rraskapitur për shkak të orëve të gjata, mësuesit zemëroheshin kur më zinte gjumi në klasën e tyre. Më dhanë shtatë orë paraburgim sepse mësuesi u ndje i fyer. Askush nuk më dëgjoi kur thashë se më duheshin ato orë për t’u rishikuar dhe për të fjetur.”

Në të vërtetë, mësimdhënia nuk është e përqendruar rreth nxënësve. Në vend të kësaj, ajo është ndërtuar mbi një sistem hierarkik.

Një student në arsimin publik shpjegoi gjithashtu se ata kurrë nuk jane udhëzuar për opsionet e ardhshme, d.m.th., çfarë programi të zgjidhnin për të hyrë në cilën punë ose mundësi jashtë vendit. Secili prej vendimeve të studenteve varen tërësisht nga kërkimi i tyre.

Veçanërisht, kishte një dallim të qartë në përgjigjet me studentët e arsimit publik dhe privat, pasi fëmijët e arsimuar privatisht shprehën kënaqësi te përgjithshme më të lartë. Dihet se kjo ndarje u jep mundësi të ndryshme fëmijëve, në varësi të prejardhjes së tyre socio-ekonomike. Prandaj, nevojitet një reformë sistematike për t’u dhënë mësuesve të shkollave publike shanse më të mira për të kryer me sukses punën e tyre. Ky shembull i respektit për profesionin nga qeveria ka të ngjarë të reflektohet edhe në sjelljen e fëmijëve.man and woman sitting on chairsPhoto by Kenny Eliason on Unsplash

Ky format i një-anshëm pasqyrohet në programet e shkollave franceze, ku deri në vitin 2021 ofronin vetëm tre rrugë kryesore: Letërsi, Ekonomi ose Matematikë dhe Shkencë. Vetëm këto tre kualifikime të bazuara në teori janë konsideruar të vlefshme. Për personat që nuk i përshtaten kësaj strukture programore, kthimi drejt një diplome më praktike, më afër punës do të vlerësohet negativisht dhe si nën standard.

Në të vërtetë, shkollat franceze janë të ulëta në vlerësimin evropian dhe botëror në krahasim me vendet e tjera që u japin fëmijëve më shumë klasa profesionale. Më e rëndësishmja, kjo strukturë programatike mund të parashikohet të jetë veçanërisht sfiduese për individët neurodivergjentë. Megjithatë, ndryshimi i fundit në ‘baccalauréat’ është më afër një përzgjedhjeje ‘à la carte’ dhe lejon më shumë liri në ndërtimin e kurseve; shpresojmë duke minimizuar këta kritikë.

Veçanërisht, raporti botëror identifikoi të drejtat e aftësisë së kufizuar në arsim si çështjen kryesore në vitin 2022.[1] Në të vërtetë, rregullat franceze të integrimit për fëmijët me aftësi të kufizuara në arsim janë njohur si konfuze dhe zhgënjyese, duke i lënë prindërit pa mbështetje. Ka ende progres për të bërë pasi integrimi në vetvete nuk mjafton. Për shembull, një i intervistuar kujtoi se disa miq, prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara, i vinte keq për mungesën e personelit në shkollë për të ndihmuar dhe mbrojtur fëmijët e tyre nga bullizmi.

Për më tepër, mund të vërehet ndalimi i fundit (2021) i mbulesave myslimane për të miturit në shkolla, si dhe prindërit shoqërues. Ky ndalim i përditësuar pason kufizimet e meparshme që janë kritikuar tërësisht si islamofobike. Në të vërtetë, ky ndalim u jep një peshë jo-proporcionale vajzave muslimane që ndjekin shkollën, krahasuar me fëmijët e tjerëboy in gray sweater beside boy in gray and white plaid dress shirtPhoto by Adam Winger on Unsplash

Së fundmi, mësuesit francezë kanë mbajtur një nga grevat më të mëdha arsimore në shenjë proteste ndaj trajtimit të masave të qeverisë ndaj Covid-19 në sektorin arsimor. Duke reflektuar në pikën e sipërpërmendur për trajtimin e pasaktë të mësuesve; ankohen se nuk konsultohen me vendimet e qeverisë; u thuhet të ndryshojnë kursin e tyre në minutën e fundit; priten të kryejnë kurse hibride pa mbështetje dhe të mos zëvendësohen në rast se sëmuren. Në fund të fundit, kjo paqëndrueshmëri po pengon kryesisht edukimin e fëmijëve.[2]

Maya Shaw

Perktheu: Xhina Cekani

English Version : https://brokenchalk.org/educational-challenges-in-france/

Sources;

[1]https://www.hrw.org/world-report/2022

[2]https://www.theguardian.com/world/2022/jan/13/half-of-french-primary-schools-expected-to-close-teachers-strike-protest-covid-education

Cover image source – https://commons.wikimedia.org/wiki/User:GilPe

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *