SFIDAT KRYESORE TË ARSIMIT FILLOR DHE TË MESËM NË RUSI

Vetë Federata Ruse është një shtet relativisht i ri. Ajo u formua 30 vjet më parë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Rusia ka një sfond unik historik, social dhe kulturor, me një përzierje midis imperializmit, ndikimit sovjetik dhe 30 viteve të historisë moderne. Të gjitha këto periudha të ndryshme kanë pasur ndikim në sistemin arsimor. Ka pasur përpjekje të shumta për të reformuar sistemin arsimor pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Disa nga më të rëndësishmet ishin risitë e ligjit federal të vitit 1992 “Për arsimin”, duke përfshirë mundësinë e shkollave private, teksteve të reja shkollore dhe autonomisë financiare të shkollës (Dashchinskaya, 1997); nënshkrimi i Deklaratës së Bolonjës në vitin 2003 që shënon fillimin e një hapësire të unifikuar arsimore evropiane në disa institucione ruse; dhe futja e testimit të standardizuar kombëtar, i cili ka qenë i detyrueshëm që nga viti 2009 (Tsyrlina-Spady, 2016).

Sipas një eksperti të arsimit, ndryshimet thelbësore kanë ardhur me reformat 2009-2010 dhe me çështjen e një direktive të re ligjore (Për arsimin në Federatën Ruse, 2012). Reformat thelbësore përfshinin financimin e shkollave për student, teste të reja të standardizuara për maturantët e shkollave dhe studentët e vitit te parë të universitetit, prioritizimin e afërsisë së shkollës në procesin e pranimit, krijimin dhe qëndrueshmërinë e mjediseve të sigurta shkollore, promovimin e arsimit gjithëpërfshirës dhe përfundimin gradual të institucioneve të specializuara arsimore.

Photo by Oleksandr P: https://www.pexels.com/photo/boy-looking-on-a-tidied-desk-2781814/ 

Ndryshime të tilla të suksesshme si një investim i vazhdueshëm në arsim, krijimi i një sistemi kombëtar vlerësimi dhe përfshirja e pikëve të marra si tregues kryesorë për pranimin në universitet (duke siguruar akses të barabartë në universitete për të gjithë adoleshentët, duke përfshirë familjet me të ardhura më të ulëta dhe njerëzit nga rajonet e largëta), mbulim pothuajse universal i arsimit parashkollor dhe financimi për frymë. Këto ndryshime kanë lejuar studentët rusë të tejkalojnë rezultatet e Trendeve në Studimin Ndërkombëtar të Matematikës dhe Shkencës (TIMSS) për vitin 2019, i cili, pas publikimit, tregoi se Rusia kryeson renditjen pas ekonomive të Azisë Lindore (Shmis, 2021). Megjithatë, qëllimi i ketij artikulli eshte për të hedhur dritë mbi disa nga çështjet më urgjente brenda sektorit arsimor rus.

Sfidat e arsimit gjitheperfshires

Ekzistojnë disa lloje sfidash që pengojnë përmbushjen e arsimit gjithëpërfshirës.

Së pari, nuk ka specialistë të mjaftueshëm që zotërojnë aftësitë dhe ekspertizën e nevojshme për të punuar me fëmijët me nevoja të veçanta. Një studim i kryer në rajonin federal Ural theksoi se rreth 60% e të anketuarve vunë re mungesën e stafit shumë të specializuar (psikologë, pedagogë socialë, tutorë, etj.), veçanërisht në shkollat ​​e qyteteve të vogla dhe zonave rurale (Grunt, 2019).

Së dyti, nuk ka material të mjaftueshëm. Megjithëse shumica e shkollave gjithëpërfshirëse në ditët e sotme kanë ashensorë, rampa, sinjalistike Braille dhe shoqërim I saj me zë,  ka mungesë të materialeve edukative dhe metodologjike për mësimin e fëmijëve me nevoja të veçanta (Mironova, Smolina, Novgorodtseva 2019).

Së treti, burokracia rreth arsimit është veçanërisht e rëndë në lidhje me arsimin gjithëpërfshirës. Shpërndarja e pushtetit dhe e përgjegjësive ndërmjet mësuesve, kujdestareve, psikologëve ose punonjësve socialë mund të përbëjë pengesa për arritjen e marrëveshjeve.

Së fundi, ka një hendek të madh në komunikimin, bashkëpunimin dhe ndërveprimin e duhur midis mësuesve dhe prindërve, midis fëmijëve me dhe pa nevoja të veçanta shëndetësore. Konfliktet e vlerave bëhen të dukshme kur klasat përzihen me fëmijë me aftësi të kufizuara dhe. Fatkeqësisht, aktorët e përfshirë në aktivitetet edukative nuk janë gjithmonë të gatshëm të kuptojnë ndryshimet që kanë ndodhur në vitet e fundit.

Një rënie e prestigjit të kolegjeve profesionale dhe teknike

Tendenca e përhapur e marrjes së një diplome të arsimit të lartë është padyshim e dobishme për shoqërinë; megjithatë, çdo monedhë ka dy anë. Në rastin e Federatës Ruse, kjo prirje ka sjellë mbingopjen e tregut të punës me specialistë me arsim të lartë. Kjo, nga ana tjetër, ka ulur prestigjin e kolegjeve profesionale dhe teknike dhe ka rezultuar në mungesën e specialistëve teknikë ose punëtorëve me formim të mesëm profesional (Ivanova, 2016). Rusia ka një nga nivelet më të larta të arritjeve terciare midis anëtarëve të OECD, si ilustruar në grafikun 1 më poshtë (OECD, 2019). Pavarësisht nga nivelet në rënie të prestigjit të studimeve profesionale, programet profesionale janë ende relativisht më të përhapura se në vendet e tjera të OECD.

Burimi: OECD. (2019). Edukimi në një vështrim 2019: Shënim i vendit. OECD.

Rritja e investimeve si rezultat i sfidave të reja në sistemin arsimor

Për të rritur cilësinë e arsimit rus, nevojiten investime të reja. Rusia ofron infrastrukturë të madhe dixhitale, kështu që dixhitalizimi dhe krijimi i platformave arsimore të përshtatura është vetëm një çështje investimi shtesë dhe përpjekjesh bashkëpunuese. Është thelbësore të përshtatemi me ndryshimin e modaliteteve të mësimdhënies si regjimet hibride dhe ato online gjatë pandemisë COVID-19. Futja e metodave unike të mësimdhënies dhe të nxënit do të rrisë motivimin dhe angazhimin e studentëve në proces.

Mësimdhënia e zhvillimit të aftësive në jetën reale

Pas pjesëmarrjes së studentëve rusë në vlerësimin PISA të aftësive bashkëpunuese të zgjidhjes së problemeve (2015), u vu re hendeku negativ më i rëndësishëm midis rezultateve në matematikë, shkencë dhe lexim (testet thelbësore PISA) dhe aftësisë së studentëve për të zgjidhur problemet në mënyrë bashkëpunuese. (Shmis, 2021). Duke qenë se është një nga aftësitë jetike moderne, reformat e reja duhet të përshtaten për të futur aspekte të reja të punës së përbashkët në shkolla dhe për t’i bërë ato një qendër të marrjes së njohurive të reja dhe zotërimit të aftësive të nevojshme për botën moderne.

By Elizaveta Rusakova

Perktheu: Xhina Cekani

English Version : https://brokenchalk.org/main-challenges-of-primary-and-secondary-education-in-russia/

Burimet:

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *