Vendet e Ballkanit Perëndimor (të përcaktuara nga Bashkimi Evropian si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Serbia) janë në tranzicion, duke përfshirë edhe beteja dhe përparim.
Këto vende ndajnë ngjarje unike historike që ndikojnë në sistemin e sotëm politik, ekonomik dhe arsimor. Megjithatë, secili prej këtyre vendeve aspiron të ndërtojë shoqëri dinamike dhe të përmirësojë konkurrencën ekonomike, duke e bërë reformën arsimore një shtyllë qendrore të përpjekjeve për zhvillimin rajonal. Ndërtimi dhe ruajtja e sistemeve arsimore cilësore dhe të barabarta është jetike për strategjitë e integrimit të secilit vend në Evropë.
SHQIPËRIA
Sistemi arsimor shqiptar është kompleks dhe i ndikuar në mënyrë të pashmangshme nga zhvillimi historik politik, social dhe ekonomik shqiptar. Vetë arsimi është një katalizator për përmirësimin e këtyre shtyllave, gjë që ngre shqetësime në Shqipëri se sistemi arsimor nuk kontribuon në zhvillimin socio-ekonomik të vendit.
Fëmijët në punë
Arsimi në Shqipëri është i detyrueshëm për fëmijët nga gjashtë deri në gjashtëmbëdhjetë vjeç. Megjithatë, shumë fëmijë në Shqipëri janë të përfshirë në format më të këqija të punës së fëmijëve, duke përfshirë minierat dhe lypjen e detyruar. Një studim i INSTAT (Instituti Shqiptar i Statistikave) dhe ILO (Organizata Ndërkombëtare e Punës) deklaroi se 7.7% e fëmijëve shqiptarë nga mosha 5 deri në 17 vjeç punojnë, shpesh përtej aftësive të tyre. Vlerësohet se në Shqipëri punojnë rreth 54 mijë fëmijë.
Photo by note thanun on Unsplash
Gjysma e shkollave kanë mungesa në objektet elementare
Shkollat në Shqipëri përballen me vështirësi për sa i përket kushteve dhe ambienteve. Në zonat e thella të vendit, shkollave u mungon qasja në ngrohje si dhe infrastruktura tjetër e nevojshme dhe bazë. Sipas raportit të UNICEF-it dhe OBSH-së, 29% e shkollave në Shqipëri nuk plotësojnë kushtet minimale higjienike. Raporti u fokusua në nevojat e përgjithshme në shkolla dhe tregoi se higjiena nuk është problemi i vetëm. Sipas të dhënave të publikuara, 53% e shkollave nuk kanë akses në internet, duke u renditur nën mesataren evropiane.
Arsimi gjithëpërfshirës
Shqipëria ka një normë prej 96% të të regjistruarve në arsimin fillor. Megjithatë, çështjet në sektorin arsimor prekin rëndë kategoritë më të cenueshme të fëmijëve. Fëmijët e minoritetit rom ose me aftësi të kufizuara nuk gëzojnë arsim. Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, shkalla zyrtare e braktisjes së shkollës për fëmijët romë është rreth 4%. Rreth 34.4% e fëmijëve romë 7-18 vjeç mbeten analfabetë pasi nuk kanë ndjekur kurrë shkollën.
Fëmijët që jetojnë në zona rurale dhe të largëta duhet të ecin me orë të tëra, ndonjëherë në kushte të vështira moti, duke e bërë të vështirë arsimimin gjithëpërfshirës.
Cilësia e mësuesve
Shqipëria po përmirëson cilësinë e mësimdhënies nëpërmjet provimeve standarde shtetërore pranuese. Për momentin, ka një hendek të madh midis zonave urbane dhe atyre rurale, të pafavorizuara. Për më tepër, përqindja e mësuesve me një nivel të caktuar të arsimit të lartë është nën mesataren e vendeve dhe ekonomive pjesëmarrëse në OECD (98%) dhe BE (98%) (OECD, 2019[44]). Zonat e paprivilegjuara përballen me sfida shtesë pjesërisht për shkak të niveleve të larta të migrimit.
Buxheti i ulët në dispozicion
Ndërsa vendet në të gjithë OECD kanë shpenzuar rreth 5% të PBB-së së tyre për arsimin në vitet e fundit, buxheti i Shqipërisë ka mbetur në 3%.
MALI I ZI
Mali i Zi është një republikë e vogël me një popullsi prej rreth 650.000 banorësh dhe më pak se 300 shkolla dhe një universitet. Sistemi arsimor ka vuajtur 10 vite izolim, si për shkak të mungesës së investimeve ashtu edhe për shkak të rënies së përgjithshme të infrastrukturës dhe cilësisë. Sfidat akademike përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në:
Photo by Conner Baker on Unsplash
Objektet shkollore
Situatat e shkollimit ndryshojnë sipas zonës, por shumë shkolla vuajnë nga infrastruktura e dobët. Në zonat rurale, veçanërisht në ato të pakicës shqiptare, shkollave u mungojnë tualetet e brendshme, uji i rrjedhshëm ose instalimet elektrike të sigurta. Mobiljet, në shumicën e shkollave janë në gjendje të keqe dhe ka furnizim të pamjaftueshëm.
Gjithashtu, ka një problem të theksuar të ngrohjes në shkolla, veçanërisht në rajonet malore. Shkollat aktualisht po e trajtojnë këtë çështje duke grumbulluar dhe përdorur një sasi minimale karburanti për të ngrohur shkollat në mënyrë periodike.
Shkollat janë të mbipopulluara
Shkollat e Malit të Zi janë të mbi-populluara masivisht. Klasat akomodojnë nga 35 deri në 40 nxënës, duke krijuar një problem të hapësirës, i cili është veçanërisht i mprehtë në shkollat e mesme. Ata kanë nevojë për ambiente të reja për shkak të rritjes së popullsisë në zonat urbane, ku shkollat funksionojnë me dy ose tre turne. Rrjedhimisht, sistemi i ndërrimit te turneve ndikon në cilesine e mirëmbajtjes se klasave, ndaj Mali i Zi duhet të rrisë investimet në këtë drejtim.
Metodat e mësimdhënies
Metodat pozitive të mësimdhënies nuk praktikohen në mënyrë të barabartë në Mal të Zi. Praktikat tradicionale të tilla si “udhëzimet e drejtuara nga mësuesi” përdoren më shpesh në shkollat me studentë më të pafavorizuar dhe programet profesionale. Qasjet adaptive mësimore, të lidhura me rezultate më të larta, shpesh ndodhin në shkollat me studentë më të avantazhuar dhe programues të arsimit të përgjithshëm.
Pavarësisht këtyre sfidave, Mali i Zi në përgjithësi sheh nivel te larte frekuentimi te shkollave të mesme nga nxenesit. Gjuhët në përdorim zyrtar (serbisht, boshnjake, shqip dhe kroatisht) mësohen në mënyrë adekuate dhe, sipas studimit të vitit 2012 nga Enti Statistikor i Malit të Zi, te rinjte 25 deri në 29 vjeç llogariten se kane ndjekur nivele të larta të arsimit, me një përqindje prej 28% të shkolluar në universitete.
SERBIA
Struktura arsimore e popullsisë është e pafavorshme
Të dhënat e Censusit të vitit 2011 zbuluan se struktura arsimore e popullsisë është e pafavorshme. Më tej, ai tregoi se rreth 34% e popullsisë së moshës 15 vjeç e lart, rralle kanë një arsim të nivelit fillor. Përveç kësaj, shumica e popullsisë (49%) ka arsim të mesëm; dhe vetëm 16% kanë përfunduar arsimin e lartë (Zyra Statistikore e Republikës së Serbisë [SORS], 2013).
Photo by Good Free Photos on Unsplash
Arsimi gjithëpërfshirës
Nisur nga përkufizimi i arsimit gjithëpërfshirës, “nxënës të ndryshëm që mësojnë krah për krah në të njëjtën klasë”, mund të konkludohet se, në Serbi, treguesit e arritjeve arsimore janë më pak të favorshëm për popullatën rome; shumica e tyree kanë vetëm një nivel arsimor fillor ose më të ulët (87%), dukshëm më pak kanë një arsim të mesëm (11.5%), dhe më pak kanë një arsim të lartë (më pak se 1%) (Radovanović & Knežević, 2014). Sipas raportit të Human Rights Watch të vitit 2016, qindra fëmijë serbë me aftësi të kufizuara përballen me neglizhencë dhe izolim në institucione, duke çuar në zhvillim të ngecur intelektual, emocional dhe fizik. Raporti prej 88 faqesh, “Është ëndrra ime të largohem nga ky vend”: Fëmijët me Aftësi të Kufizuara në Institucionet Serbe”, dokumenton presionin me të cilin përballen familjet për të dërguar fëmijët e lindur me aftësi të kufizuara në institucione të mëdha rezidenciale, shpesh larg nga shtëpitë e tyre, duke i ndarë ata nga familjet e tyre. Në këto institucione, fëmijët mund të përjetojnë neglizhencë, mjekim të papërshtatshëm, mungesë privatësie dhe akses të kufizuar ose aspak arsimor.
Sfida e buxhetit
Bazuar në të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave të UNESCO-s në shtator 2021, shpenzimet e qeverisë serbe për arsim dhe trajnim ishin 3.5% të PBB-së së vendit në vitin 2018. Kjo e dhënë është shqetësuese krahasuar me mesataren e vendeve të Bashkimit Evropian prej 4.7% për 2017.
MAQEDONIA E VERIUT
Arritje te ulëta të nxënesve
Rezultatet e ilustruara nga testimi ndërkombëtar në Maqedoninë e Veriut theksojnë se një nga sfidat në nivelin e arsimit fillor në Maqedoninë e Veriut është se arritjet e të nxënit të studenteve janë jashtëzakonisht të ulëta. Në lidhje me këtë, ciklet e arsimit nuk përcaktojnë objektiva të qarta të rezultateve të të nxënit pas çdo cikli të arsimit fillor. Kurrikula kornizë është e mbingarkuar dhe e parëndësishme për mjedisin lokal.
Photo by Aaron Burden on Unsplash
Midis 2013 dhe 2017, Maqedonia e Veriut përdori një sistem testimi të jashtëm, por nuk arriti rezultat te mirë. Ai devijoi fokusin nga mësimdhënia me bazë profesorin, dhe e zhvendosi atë në memorizimin e informacionit dhe jo në kuptimin thelbësor dhe logjikën e gjerë. Kjo është një çështje e përsëritur në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat mësimdhenien e fokusojnë tek memorizimi, dhe jo tek të kuptuarit e thelbit të informacionit.
Edukimi gjithëpërfshirës
Në Maqedoninë e Veriut, ashtu si në vendet e tjera të Ballkanit Perendimor, shumë fëmijë romë nuk janë të përfshirë në sistemin arsimor. Rastet e frekuentimit dhe braktisjes së shkollës janë të lidhura me prejardhjen socio-ekonomike të nxënësit, siç janë niveli i ulët i arsimimit të prindërve, martesa e hershme dhe njohuria e pakët e gjuhës maqedonase. Në rastet e përfshirjes, shkalla e braktisjes së shkollës është shumë e lartë.
Fëmijët me nevoja të veçanta arsimore nuk janë mjaftueshëm të përfshirë në sistemin e arsimit fillor. Përfshirja e tyre në shkollat e rregullta nuk është e rregulluar në mënyrë adekuate dhe nuk janë futur mekanizmat përkatës. Kjo çështje lidhet edhe me faktorë kulturorë si paragjykimet e prindërve, mësuesve dhe nxënësve në këto grupe. Mësuesit nuk janë të kualifikuar për të punuar me kategori të veçanta nxënësish. Gjithashtu, të miturit nga institucionet korrektuese si dhe personat e pastrehë vuajnë nga përfshirja.
Kurrikula
Përmirësimi i teksteve shkollore është një proces i gjatë, por që tani ato kane mangesi në shumë aspekte. Librave u mungojnë elementet e multikulturalizmit, integrimit dhe respektit të te qenit i ndryshem. Stereotipet, paragjykimet dhe stigma ndikojnë në kurrikula.
BOSNJA DHE HERCEGOVINA
Edukimi i ndare etnikisht
Pas rënies së ish-Jugosllavisë në vitet 1990, Bosnja dhe Hercegovina u nda në dy entitete të veçanta, përkatësisht Federata Boshnjako-Kroate dhe Republika Srpska e dominuar nga serbët. Si një popullsi e përzier pa shumicë, ka disa probleme për fëmijët: sipas legjislacionit në nivel shtetëror, studentët kanë të drejtë të arsimohen në gjuhën e tyre. Çdo grup etnik duhet të frekuentojë shkollat që janë tipike modeli “dy shkolla nën një çati”. Me fjalë të tjera, nxënësit boshnjakë dhe kroatë ndjekin të njëjtat shkolla, por mbahen të ndarë. Ata mësojnë programe dhe tekste të ndryshme.
Në këtë vend, OJQ-të si Humanity in Action dhe YIHR po kërkojnë një kurrikul të përbashkët për të trajtuar faktin që të rinjtë po rriten duke menduar se ndarjet janë standarde.
Photo by Aaron Burden on Unsplash
Fondet
Në Bosnjë dhe Hercegovinë, nuk ka një sistem të balancuar pagash për mësuesit. Për shembull, në shkollat e kantonit Hercegovinë-Neretva, ku zhvillohet mësimi në përputhje me kurrikulën kornizë të Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, pozicioni i punës paguhet pavarësisht nga kualifikimet e punonjësit. Në këtë kuptim, dikush me një diplomë dyvjeçare dhe ai me diplome universitare merr të njëjtën pagë. Ky nuk është rasti në kantonin e Sarajevës, ku nivelet arsimore kompensohen ndryshe.
Vlerësimi i dijes
Sa i përket vlerësimit të nxënësve, studentët në Bosnje dhe Hercegovinë kanë nivele më të ulëta të arritjeve sesa ata në vendet e tjera. Nxënësit testohen për njohuritë e tyre përmes memorizimit, por u mungojnë aftësitë vlerësuese, analitike ose krijuese gjatë shkollimit. Kjo vazhdon edhe në ciklin e dytë të studimeve, ku pavarësisht reformave në mësimdhënie, rezultatet mbeten të pamjaftueshme.
Nga ana tjetër, ka shkolla me sisteme dhe programe ndërkombëtare, por jane private dhe me tarifa të larta studimi.
KOSOVA
Sistemi arsimor i Kosovës përjetoi dy ngjarje unike. Së pari, shkarkimi i shqipfolësve në vitin 1989 nga shkollat dhe agjencitë në mbarë Kosovën dhe zëvendësimi i tyre me zyrtarë serbë (Shahani, 2016). Së dyti, si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj shkarkimeve, zhvillimi i një sistemi arsimor paralel vazhdoi arsimin me bazë shqiptare në vitin 1992. Këto ngjarje lanë gjurmë historike në zhvillimin e sistemit arsimor.
Bazuar në të dhënat e UNICEF-it, sfidat kryesore të arsimit me të cilat po përballet Kosova përfshijnë:
Photo by Tim Mossholder on Unsplash
Infrastruktura e ulët e shkollave
Të flasësh për situatën e Kosovës do të thotë të flasësh për realitetin vetëm 20 vjet pas luftës. Ndikimi i luftës në sistemin arsimor në Kosovë ishte shkatërrues. 50% e shkollave u dëmtuan ose u shkatërruan dhe tekstet shkollore, pajisjet dhe objektet u dhunuan.
Frekuentim i ulët
Jo të gjithë fëmijët e gëzojnë të drejtën e tyre për arsim në Kosovë. Shumë studentë regjistrohen me vonesë dhe të tjerë e braktisin, duke lënë të papërfunduar arsimin e detyrueshëm nëntëvjeçar. 84% e fëmijëve pesëvjeçarë ndjekin shkollën parafillore, por vetëm 15% e fëmijëve ndjekin një program të edukimit të hershëm. 87% e fëmijëve të Kosovës dhe vetëm 24% e fëmijëve nga komunitetet rom dhe egjiptian përfundojnë arsimin e mesëm të lartë.
Arsimi gjithëpërfshirës
Bazuar në vitin akademik 2011/12, vetëm 33% e fëmijëve me nevoja të veçanta ishin të regjistruar në arsim. Kjo është pjesërisht për shkak të mungesës së veprimeve koherente dhe të koordinuara ndërmjet autoriteteve qendrore dhe lokale. Në Kosovë, fëmijët e minoriteteve rom dhe egjiptian po lihen jashtë sistemit të shkollimit. Ky është rasti edhe për fëmijët me aftësi të kufizuara. Fëmijët në zonat rurale kanë më pak gjasa të kenë arsim cilësor të aksesueshëm. Ata kanë pak ose aspak akses në kujdesin shëndetësor, pjesërisht për shkak të mungesës së veprimeve koherente dhe të koordinuara ndërmjet autoriteteve.
Programi arsimor i pakicës kosovare-serbe
Angazhimi i komunitetit serb është kritik. Pas luftës, serbët e Kosovës refuzuan të merrnin pjesë në sistemin e rivendosur të arsimit ne gjuhen shiqipe. Serbët e Kosovës punojnë me tekstet shkollore serbe, duke e bërë modelin arsimor një model parallel, ku qeveria kombëtare menaxhon një pjesë të tij. Në të kundërt, pjeset e tjera menaxhohen nga komunitetet serbe dhe mbështeten nga Serbia. Sistemi aktual krijon tension herë pas here. Ekzistojnë modele të shkollave shumëgjuhëshe (serbe, shqipe dhe angleze), të cilat mund të jenë një model i ardhshëm per Serbine.
Sfidat e përbashkëta midis gjashtë vendeve përfshijnë:
- Kriza Covid – 19 i gjeti shkollat e Ballkanit Perendimor të papërgatitura
Pjesëmarrja e ulët në edukimin e fëmijërisë së hershme, atraktiviteti i ulët i profesionit të mësuesit, materiali arsimor joadekuat dhe infrastruktura fizike mbeten sfidat kryesore strukturore për arsimin në rajon (OECD, 2018[14]).
Gjatë bllokimit të Covid-19, sfida kryesore me të cilën u përballën vendet e BB6 ishte jo-efikasiteti i shkollave dhe mungesa e pajisjeve adekuate për mësimin dixhital të shoqëruar me aftësitë dixhitale të mësuesve. Bazuar në të dhënat e PISA 2018 mbi mundësinë e mësimit online në vendete BP (OECD, 2019[15]) kemi keto te dhena:
- Rreth dy të tretat e nxënësve 15-vjeçarë shkollohen në institucione ku platformat efektive të mbështetjes së mësimit online nuk ishin të disponueshme.
- Rreth dy të tretat e nxënësve 15-vjeçarë shkollohen në ambiente me pajisje dixhitale të pamjaftueshme për mësim.
- Mësuesit japin mësim per rreth një të katërtën e nxënësve 15-vjeçarë, ne mungese te kushteve te nevojshme teknike dhe pedagogjike për të integruar pajisjet dixhitale në mësim.
- Mungesa e shërbimeve profesionale
Vitet e fundit, shkolla të ndryshme në vendet e BP kanë përfshirë shërbime profesionale në fushat e sociologjisë dhe psikologjisë. Pavarësisht kësaj, sistemi mbetet joefikas për shkak të numrit të pamjaftueshëm të ofruesve të shërbimeve dhe qasjes së tyre ndaj nxënësve, pasi ata angazhohen në detyra të ndryshme administrative.
Vendet e BP: GJETJET NGA PIZA
Ky seksion do të prezantojë rezultatet nga Programi i OECD-së për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA), PISA 2018, ku morën pjesë vendet e Ballkanit.
- Rrezultatet e përgjithshme nga rajoni ne fushen e edukimit janë duke u përmirësuar.
- Performanca në Ballkanin Perëndimor (rezultati mesatar në lexim, 402) është përgjithësisht më i ulët se ai i vendeve në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL) (476)1, Bashkimit Evropian (BE) (481) dhe OECD ( 487).
- Rezultatet e të nxënit në rajon janë shumë të pabarabarta. Djemtë performojnë më keq se vajzat me ritme që tejkalojnë mesataret ndërkombëtare.
- Shpenzimet për arsimin në rajon janë të ulëta, veçanërisht kur merren parasysh investimet e rëndësishme infrastrukturore që kanë nevojë shumë shkolla. Shkollat me nxënës me avantazhe socio-ekonomike priren të gëzojnë burime më të mëdha.
- Shkollat e mbipopulluara në zonat urbane dhe tkurrja e shkollave në zonat rurale janë çështje të tjera që rrjedhin nga urbanizimi.
- Në Ballkanin Perëndimor, praktikat e mësuesve janë kryesisht tradicionale dhe të përqendruara rreth mësuesit (p.sh., duke mbajtur një leksion për të gjithë klasën), me më pak theks në udhëzimin e individualizuar dhe përshtatës.
Ky artikull është përgatitur duke përdorur metoda studimi cilësore, duke u fokusuar në burime dytësore si raportet e agjencive shtetërore të vendeve të Ballkanit Perëndimor, organizatave ndërkombëtare dhe strukturave të tjera.
By Xhina Cekani
English Version https://brokenchalk.org/main-challenges-of-primary-and-secondary-education-in-the-western-balkan-countries/
References:
Government expenditure on education, total (% of GDP) – Serbia | Data (worldbank.org)
8 Facts About Education in Serbia – The Borgen Project
Strategija-za-obrazovanie-ENG-WEB-1.pdf (mrk.mk)
https://www.oecd-ilibrary.org/sites/7f73878ben/index.html?itemId=/content/component/7f73878b-en
http://www.herdata.org/public/education-needs_assessment-yug-mon-enl-t05.pdf
https://pisabyregion.oecd.org/montenegro/#section-02
https://www.unicef.org/montenegro/media/2976/file/MNE-media-MNEpublication44.pdf
Pupils Challenge Ethnically-Divided Education in Bosnia | Balkan Insight
Primary-and-secondary-education-in-Bosnia-and-Herzegovina.pdf (eu-monitoring.ba)
Children in Kosovo | UNICEF Kosovo Programme
Inclusive education | UNICEF Kosovo Programme
core-curriculum-for-pre-primary-grade-and-primary-education-in-kosovo.pdf (rks-gov.net) Kosovo’s ghost schools – Kosovo 2.0 (kosovotwopointzero.com)
Cover photo source -United States. Central Intelligence Agency. Library of Congress http://www.loc.gov/
No comment yet, add your voice below!