FËMIJËT E BOTËS: ÇFARË PO BËHET

Në dekadën e fundit, avokatët globalë të shëndetit mendor janë perpjekur për të promovuar iniciativa që rrisin ndërgjegjësimin dhe adresojnë shëndetin mendor të fëmijëve dhe të rinjve. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është përfshirë gjithashtu në përpjekje të tilla.

OBSH ka dhënë kontribute të rëndësishme në dekadat e fundit përmes ‘Planit të Veprimit Gjithëpërfshirës te Shëndetit Mendor të OBSH’, ose MHAP. I themeluar në vitin 2013, MHAP përmban katër objektiva që udhëheqin vendet drejt qeverisjes efektive; shërbimeve gjithëpërfshirëse dhe të integruara në komunitete; strategjive për promovim dhe parandalim, si dhe forcoi sistemet e informacionit, provat dhe kërkimet.

Nga viti 2019, MHAP u zgjat deri në vitin 2030 për t’u harmonizuar me afatin kohor te Objektivave te Zhvillimit të Qëndrueshëm. Për më tepër, OBSH ka lëshuar gjithashtu udhëzime përsa i perket ndërhyrjeve për parandalimin dhe menaxhimin e çrregullimeve të pasigurta mendore, neurologjike dhe të përdorimit të substancave si depresioni, vetëvrasja dhe çrregullimet e sjelljes.

Përtej fushës së kujdesit shëndetësor, ka pasur përpjekje shtesë për të trajtuar çështjet e shëndetit mendor. Organizata të ndryshme ndërkombëtare, duke përfshirë UNICEF-in, OBSH-në dhe Bankën Botërore, kanë zhvilluar Kornizën e Kujdesit Edukues për të adresuar sfidat e hershme të zhvillimit. Përveç kësaj, UNICEF ka ofruar udhëzime për të ofruar mbështetje për kujdestarët dhe prindërit e adoleshentëve.

Aspekti financiar i iniciativave të shëndetit mendor mbetet një nga çështjet kryesore të botës, veçanërisht për botën në zhvillim. Një arsye për këtë është mungesa e parave për të përballuar një financim të tillë. OBSH tregon se, në disa nga vendet më të varfra të botës, qeveritë shpenzojnë më pak se 1 USD për person për trajtimin e çështjeve të shëndetit mendor. Të ardhurat për frymë i referohen të ardhurave mesatare të individëve në vend. Në vendet me të ardhura të mesme të larta, shpenzimet janë rreth 3 dollarë amerikanë për person. Po kështu, në vendet me të ardhura të ulëta, shpenzimi mesatar i qeverisë për shëndetin mendor për frymë ishte 0,08 dollare; në vendet me të ardhura të ulëta të mesme, ishte 0,37 dollarë amerikanë; në vendet me të ardhura të mesme të larta, ishte 3,29 dollarë amerikanë; dhe në vendet me të ardhura të larta, 52,73 dollarë amerikanë. Diferenca e theksuar në shpenzimet për shëndetin mendor për person midis vendeve në zhvillim dhe atyre të zhvilluara ilustron një mungesë evidente të investimeve kapitale nga vendet në zhvillim për çështjet e shëndetit mendor.

Në të gjithë botën në zhvillim, qeveri të ndryshme kanë trajtuar problemet e shëndetit mendor në shumë shtresa të shoqërisë, duke përfshirë të rinjtë. Një shembull i kësaj është Baza e forcimit të provave SEHER mbi ndërhyrjet e bazuara në shkollë për promovimin e shëndetit të adoleshentëve. SEHER, programi indian me bazë në Bihar është një program i promovimit të shëndetit mendor me shumë komponentë që funksionon dhe teston në një shkallë të gjerë. Ai përmban aktivitete për të gjithë studentët, ndërsa ofron këshillim të individualizuar për studentët në nevojë. Ai funksionon në lidhje me një program trajnimi për aftësitë jetësore të integruar në klasa. Vlerësimet treguan se programi pati sukses duke krijuar një atmosferë pozitive në shkollë dhe shfaqi marrëdhënie të forta, edukuese midis mësuesve dhe nxënësve dhe nxiti një ndjenjë përkatësie midis studentëve, duke rezultuar në përqindje më të ulëta të depresionit, bullizmit dhe dhunës. Në të kundërt, kur mësuesit bënë ndërhyrjen, kishte pak efekt.

 

Për më tepër, programi ‘Ujana Salama’ në Tanzani synon të adresojë çështjet e shëndetit mendor përmes zbatimit të tij së bashku me shërbimet sociale, duke kombinuar një program transferimi parash për adoleshentët e moshës 14-19 vjeç së bashku me trajnimin personal, mentorimin, grantet dhe shërbimet e kujdesit shëndetësor.

Një vlerësim i programit tregoi se ai çoi në një reduktim të simptomave të depresionit. Pas një viti, adoleshentët meshkuj dhe femra shfaqën shëndet të përmirësuar mendor dhe vetëvlerësim dhe demonstruan njohuri më të mëdha për shëndetin seksual dhe riprodhues dhe HIV. Studimet e programit treguan gjithashtu ulje të dhunës seksuale dhe rritje të ndjekjes së shkollës tek vajzat. Këta shembuj sugjerojnë se përpjekjet për të përmirësuar shëndetin mendor të popullsisë së botës po trajtohen përtej Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

 

 

PJESA 2 – Trajtimi i të dhënave

Si OBSH dhe institucionet e tjera kanë kontribuar për të përmiresuar përpjekjet për mbledhjen e të dhënave lidhur me shëndetin mendor

Një pjesë e problemit të të dhënave dhe kërkimit është mungesa e financimit. Në vitin 2019, investimet në kërkimin e shëndetit mendor arritën në rreth 50 cent për person në vit. Bazuar në një popullsi prej 7.7 miliardë banorësh dhe pabarazitë e forta nënkuptojnë se vetëm 2.4% e këtij financimi është shpenzuar në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Vetëm 33% e totalit të shpenzuar për kërkimin e shëndetit mendor përfshin adoleshentët.

Mbledhja e të dhënave kërkon përkufizime të kushteve të shëndetit mendor që mund të zbatohen në mjedise dhe kontekste të ndryshme kulturore. Në të vërtetë, konteksti mund të përcaktojë se si paraqiten kushtet e shëndetit mendor dhe si interpretohen simptomat. Përveç kësaj, është thelbësore të merret informacion mbi përvojat që nuk plotësojnë domosdoshmërisht përkufizimet e çrregullimeve të diagnostikueshme.

UNICEF-i, OBSH-ja dhe partnerët e tjerë kryesorë kanë nisur programin “Matja e shëndetit mendor midis adoleshentëve në nivel popullsie”, ose MMAP, një qasje e fuqishme dhe metodologjike për mbledhjen dhe menaxhimin e të dhënave të shëndetit mendor për adoleshentët.

 

Përpjekje kërkimore janë gjithashtu duke u zhvilluar për të krijuar lidhje te rendesishme midis shëndetit mendor dhe përcaktuesve socialë që vënë në rrezik fëmijët dhe të rinjtë. Për shembull, CHANCES-6, një projekt i Qendrës së Politikës së Kujdesit dhe Vlerësimit në Shkollën Ekonomike të Londrës, është angazhuar në një program kërkimor në shkallë të gjerë që studion lidhjen midis varfërisë, shëndetit mendor dhe shanseve të jetës për të rinjtë nga nivele te uleta të të ardhurave. Programi ishte duke u zhvilluar nga viti 2018 deri në vitin 2021 në Brazil, Kolumbi, Liberi, Malavi, Meksikë dhe Afrikën e Jugut. Metodat e tyre u përqendruan në ekzaminimin e ndikimit të programeve të transferimit të parave të gatshme në shëndetin mendor dhe ndikimin e programeve të shëndetit mendor tek varfëria.

 

Summarized by Aniruddh Rajendran 

Translated by Xhina Cekani from [WORLD CHILDREN: WHAT IS BEING DONE]

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *