Fëmijët e botës: Faktorët e rrezikut të lidhur me shëndetin mendor

FAKTORËT E RREZIKUT TË LIDHUR ME SHËNDETIN MENDOR

Pjesa 1
VARFERIA

Varfëria nuk ka të bëjë vetëm me mungesën e parave – ajo është shumëdimensionale, duke përfshirë privimin në arsim, në shëndetësi, ushqim, ujë dhe kanalizime. Lidhja midis varfërisë dhe shëndetit mendor mund të jetë e dyanshme: Varfëria mund të çojë në kushte të shëndetit mendor; dhe kushtet e shëndetit mendor mund të çojnë në varfëri. Stresi i varfërisë, si një nga efektet kryesore, mund të ndërhyjë në kapacitetin e kujdestarëve (të fëmijëve) për të ofruar vazhdimisht prindërim pozitiv.

Koha gjithashtu ka rëndësi. Sa më gjatë të jetojë një fëmijë në varfëri, aq më të mëdha janë rreziqet për shëndetin mendor.

Varfëria mund të ketë gjithashtu një ndikim të thellë psikologjik në aftësinë e fëmijëve dhe adoleshentëve për të kërkuar mundësi dhe për të realizuar ëndrrat e tyre. Ajo gjithashtu ndikon në vendimmarrjen afatgjatë, duke orientuar vëmendjen e të rinjve në nevojat e tyre imediate.

Elementet kryesore të varfërisë, aksesi në mundësi dhe pabarazia në të ardhura, mund të kenë ndikim edhe në shëndetin mendor dhe sjelljen. Lidhja më e zakonshme është midis pabarazisë së të ardhurave dhe depresionit, pasi pabarazia e të ardhurave gërryen besimin social dhe ndërveprimet sociale.

Varfëria dhe shëndeti mendor kërkon përgjigje komplekse dhe shumësektoriale që mbrojnë dhe promovojnë shëndetin e mirë mendor.

IMAGE: https://images.unsplash.com/photo-1505155485412-30b3a45080ec?ixlib=rb-1.2.1&ixid=MnwxMjA3fDB8MHxwaG90by1wYWdlfHx8fGVufDB8fHx8&auto=format&fit=crop&w=881&q=80

Pjesa 2 – DISKRIMINIMI

Njohja e ndërlidhjes së llojeve të ndryshme të diskriminimit mund të ndihmojë në nxjerrjen në pah të disavantazheve që ndikojnë në efektin që ka diskriminimi për shëndetin mendor.

Diskriminimi Gjinor – Diskriminimi i bazuar në gjini mund të përcaktojë role dhe përgjegjësi që kufizojnë mundësitë, kufizojnë sjelljen dhe kufizojnë pritshmëritë dhe vetë-shprehjen – të gjitha këto mund të ndikojnë në shëndetin mendor dhe, në shumicën e shoqërive vendosin vajzat në disavantazh. Djemtë gjithashtu përballen me role gjinore kufizuese. Konceptet e dëmshme të maskulinitetit mund të pengojnë aftësinë e djemve për të shprehur emocionet ose për të kërkuar mbështetje.

Raca – Në përgjithësi, racizmi i ekspozon fëmijët dhe të rinjtë ndaj diskriminimit, paragjykimeve, stereotipeve, mikro-agresioneve dhe përjashtimit social bazuar në racë ose etni. Përfundimi është ky: për shumë fëmijë dhe të rinj, luftimi i racizmit dhe rrënjëve të diskriminimit është thelbësor për ruajtjen e shëndetit mendor. Përvojat e racizmit mund të shkaktojnë një efekt valëzues nëpër familje dhe komunitete, duke transmetuar trauma nga kujdestari tek fëmija.

Aftësitë e kufizuara – Shumë shpesh, fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara përballen me diskriminim bazuar në identitetet e shumta dhe të kryqëzuara. Ata janë gjithashtu shpesh viktima të praktikave të përhapura si ndarja nga fëmijët dhe të rinjtë e tjerë, mjekimi i tepruar dhe institucionalizimi. Trajtimi i këtyre formave të diskriminimit kërkon një model të të drejtave të njeriut që njeh kompleksitetin e formave të kryqëzuara të diskriminimit dhe merr parasysh interesin më të lartë të fëmijës.

LGBTQ+ – Një meta-analizë e shëndetit mendor për të rinjtë LGBTQ+ tregoi nivele të larta të tentativave për vetëvrasje, ankth dhe depresion. Sidomos meshkujt janë në rrezik më të madh të viktimizimit në shkollë, gjë që ndikon në zhvillimin e tyre. Të rinjtë që nuk identifikohen me asnjë gjini mund të përjetojnë rezultate më të këqija të shëndetit mendor, më pak mbështetje sociale dhe të jenë në rrezik më të madh të abuzimit dhe viktimizimit.

Grupet indigjene – Grupet indigjene në mbarë botën përballen gjithashtu me rreziqe për shëndetin mendor të bazuara në diskriminim, racizëë, pabarazi etj. Një rishikim sistematik i studimeve të vitit 2018 nga 30 vende dhe territore zbuloi se shumë popullata indigjene kishin  nivele të larta të vetëvrasjeve, krahasuar me popullatat jovendase.

 

 

Pjesa 3KRIZAT HUMANITARE

Ndikimi i krizave humanitare në shëndetin mendor të fëmijëve dhe të rinjve përfshin një përzierje komplekse rreziqesh. Kriza mund të nënkuptojë ndërprerje të shkollimit, varfëri,  fëmijët mbeten jetimë ose të ndarë nga kujdestarët kryesorë. Karakteristikat specifike të përvojave me krizat mund të kenë pasoja të ndryshme, pasi mund të grumbullohen trauma dhe eksperienca të ndryshme. Rezultati është një efekt: sa më i madh të jetë ekspozimi ndaj krizës, aq më i madh është rreziku për shëndetin mendor.

 

 

 

Pjesa 4 – SHËNDETI MENDOR DHE FËMIJËT NE MIGRIM

Përvoja e migrimit mund të shkaktojë stres serioz, ankth dhe trauma në momentet kritike të zhvillimit të fëmijës. Emigrantët e anketuar në një studim përshkruan shpërbërjen e rrjeteve të mbështetjes së komunitetit dhe familjes gjatë tranzitit, ndërprerje në arsimin e tyre, ndjenja të vazhdueshme të autonomisë së kufizuar dhe mungesë të opsioneve të mundshme të karrierës në të ardhmen. Megjithatë, rrëfimet e fëmijëve dhe të rinjve tregojnë gjithashtu qëndrueshmërinë e tyre, ndjenjën e qëllimit teksa ata ndjekin aspiratat për një të ardhme më të mirë përmes migrimit.

 

 

 

 

 

Pjesa 5 – PANDEMIA COVID-19 DHE SHËNDETI MENDOR

Globalisht, të paktën një në shtatë fëmijë janë prekur drejtpërdrejt nga karantinimi. Në përgjithësi, pandemia nxiti rritje të depresionit, megjithëse në shumicën e studimeve këto simptoma ishin të buta deri në mesatare. Fëmijët dhe adoleshentët që përballeshin me rreziqet më të mëdha të shëndetit mendor vinin nga familje të pafavorizuara, kishin kushte para-ekzistuese të shëndetit mendor ose histori të përvojave të vështira të fëmijërisë. Kishte gjithashtu një ndryshim në përgjigjje: vajzat ishin në rrezik më të madh të simptomave depresive, ankthit dhe problemeve të sjelljes, dhe djemtë ishin në rrezik më të madh për abuzim me substancat.

Më pak e vënë re është se pandemia mund të ketë përmirësuar kënaqësinë e jetës për disa fëmijë dhe familje duke i lehtësuar ata nga presioni i shkollës ose duke i lejuar ata të kalojnë më shumë kohë së bashku. Si përfundim, efektet e COVID përfshijnë:

  • Stresi dhe ankthi;
  • Depresioni dhe sjellja vetëvrasëse
  • Probleme të sjelljes
  • Përdorimi i alkoolit dhe substancave
  • Ndryshimet e stilit të jetesës
  • Shëndeti pozitiv mendor

 

 

Pjesa 6 – TEKNOLOGJIA DIGJITALE

Teknologjia dixhitale dhe shëndeti mendor

Pandemia e COVID-19 solli në shtëpi, si kurrë më parë, teknologjitë dixhitale për një lidhje të gjallë me shkollën ose për qëllime argëtimi. Për shumë familje të tjera, mungesa e aksesit dixhital nuk është ndjerë kurrë më e mprehtë. Megjithatë, tek prindërit dhe të rinjtë ekziston një shqetësim për teknologjitë dixhitale. Sa të justifikuara janë këto shqetësime? Dy çështje kyçe, media sociale dhe koha e ekranit, mund të ndihmojnë në ilustrimin e disa nga temave më të gjera në këtë hulumtim.

Në përgjithësi, tani ka një numër të konsiderueshëm kërkimesh që tregojnë vetëm një lidhje shumë të vogël midis përdorimit të mediave sociale dhe shëndetit mendor, duke përfshirë depresionin, ankthin dhe mirëqenien. Me kohën e ekranit, ka vetëm prova të kufizuara të një lidhjeje të fortë me rezultate të dobëta të shëndetit mendor. Ndërsa pjesa më e madhe e botës lidhet në mënyrë dixhitale në vitet në vijim, është e vështirë të ndash përvojat jashtë linje nga ato në internet.

Në diskutimet e fokus grupeve të drejtuara nga JHU, pjesëmarrësit përshkruan se si teknologjia dixhitale ishte e dobishme dhe e dëmshme për mirëqenien. Diskutimet kryesore përfshijnë: ndikimin e mediave sociale në vetëvlerësimin; Dhuna kibernetike dhe ndikimi i dëmshëm i marrjes së komenteve lënduese, si dhe mënyra se si teknologjia dixhitale ndihmoi shëndetin e tyre mendor.

 

të përmbledhura nga Xhina Çekani

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *