Gjendja e Fëmijëve në Botë: Hyrje

    1. Një kohë për Veprim

    Si rezultat i pandemisë Covid-19, bota ka dëshmuar një rritje të ndjeshme ndaj çështjeve të shëndetit mendor tek fëmijët dhe familjet e tyre. Pandemia theksoi se si ngjarjet në të gjithë botën mund të ndikojnë në botën brenda kokës sonë. Megjithatë, ofroi gjithashtu një mundësi për t’u rikthyer më mirë. Sipas raportit, komunitetit ndërkombëtar i është dhënë një shans historik për t’u angazhuar, per te komunikuar dhe ndërmarrë veprime për të promovuar, mbrojtur dhe per t’u kujdesur për shëndetin mendor të një brezi.

    1. Sfida e injoruar

    Çështjet e shëndetit mendor ende konsiderohen nga shumë liderë qeveritarë ndërkombëtarë si sfida të vogla. Në dritën e kësaj, qeveritë kanë financuar në mënyrë sistematike shëndetin mendor, por nuk kanë dashur të investojnë më shumë në këtë çështje. Në të vërtetë, studimet tregojnë se ekonomitë kombëtare përfitojnë nga shëndeti mendor pozitiv në mesin e popullatës së tyre. Për të ndjekur prosperitetin dhe mundësitë e barabarta, është e rëndësishme të njihet lidhja midis shëndetit dhe mirëqenies mendore me ate fizike, dhe rëndësia e shëndetit mendor në formësimin e rezultateve të jetës. Kjo e fundit u pranua në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG).

    Qasja e neglizhuar ndaj kësaj çështjeje është shumë e kushtueshme për ekonomitë e komunitetit ndërkombëtar. Në të vërtetë, bota paguan afërsisht 387.2 miliardë dollarë në vit, sipas llogaritjeve për këtë raport nga David McDaid dhe Sara Evans-Lacko të Departamentit të Politikave Shëndetësore të Shkollës së Ekonomive dhe Shkencave Politike në Londër. Me fjalë të tjera, ekonomitë kombëtare humbasin një shumë të madhe prej 387.2 miliardë dollarë amerikanë në potencialin njerëzor pa kontribut.

  1. Intervista e “personit të shqetësimit”

Është e rëndësishme të dëgjohen përvojat, shqetësimet dhe idetë e fëmijëve dhe adoleshentëve kur bëhet fjalë për shëndetin mendor. UNICEF u bashkua me studiues nga Studimi Global i Hershëm i Adoleshentëve në Shkollën e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg (JHU) për të organizuar diskutime në fokus grupe mbi shëndetin mendor dhe mirëqenien. Mbështetja për projektin erdhi nga Wellcome Trust. Nga shkurti deri në qershor 2021, partnerët lokalë lehtësuan diskutimet në fokus grupe për adoleshentët e moshës 10 deri në 14 dhe 15 deri në 19 vjeç në Belgjikë, Kili, Kinë, Republikën Demokratike të Kongos, Egjipt, Indonezi, Xhamajka, Jordani, Kenia, Malavi, Suedi, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara. Diskutimet ndoqën një udhëzues të zhvilluar nga UNICEF, JHU dhe partnerë lokalë. Nga këto diskutime, të dhënat cilësore u koduan duke përdorur një qasje të analizës tematike induktive dhe u rafinuan gjatë gjithë procesit të analizës së të dhënave.

  1. 4. Thirrje të padëgjuara

Në mbarë botën, sondazhet nxjerrin në pah se katër nga pesë njerëz në mbarë botën besojnë se askush nuk duhet të përballet vetë me sfidat e shëndetit mendor. Në vend të kësaj, një mesatare prej 83% e të rinjve (15- deri në 24 vjeç) ranë dakord se zgjidhja më e mirë është shkëmbimi i përvojave dhe kërkimi i mbështetjes. Sipas një sondazhi të kryer nga UNICEF dhe Gallup në 21 vende në gjysmën e parë të 2021 , një mesatare prej një në pesë të rinj (19%) raportoi se shpesh ndihej në depresion ose kishte pak interes për t’u angazhuar në aktivitete.

  1. Një kohë për Lidership

Në zemër të dështimit të shoqërive tona për t’iu përgjigjur nevojave të shëndetit mendor të fëmijëve, adoleshentëve dhe kujdestarëve është mungesa e udhëheqjes dhe e përkushtimit. Ne kemi nevojë për angazhim, veçanërisht përkushtim financiar, nga liderët globalë dhe kombëtarë dhe nga një gamë e gjerë palësh të interesuara që pasqyrojnë rolin e rëndësishëm të përcaktuesve socialë dhe të tjerë për të ndihmuar në formësimin mendor.

 

Translated by Xhina Cekani from: [The State of the World’s Children: The Introduction]

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *