Në mënyrë që të jetë në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, Afrika e Jugut duhet të përballet me disa pengesa në sferën e tyre arsimore. Ky artikull do të paraqesë disa nga sfidat më të përhapura arsimore në vend.
Infrastruktura
Një nga problemet kryesore në sektorin arsimor sot janë mjediset në dispozicion të nxënësve. Është shumë e rëndësishme që shkollat të përfshijnë ambiente të sigurta për fëmijët, si dhe pajisje të nevojshme për nxënësit për të vazhduar shkollimin e tyre. Sipas Equal Education (EE, 2016) në vitin 2013, Ministrja e Arsimit Bazë, Angie Montshegka, pranoi një ligj që detyronte shkollat në të gjithë vendin të kenë të paktën ujë, energji elektrike, internet, klasa të sigurta me deri në 40 nxënës në klasë, siguri, dhe mjediset e nevojshme për të studiuar dhe praktikuar sporte të ndryshme. Edhe pse objektivi ishte vendosur për vitin 2016, sot, shumë shkolla kanë probleme shumë më të këqija se një lidhje e keqe e internetit.
Vendi po shikon drejt përmbushjes së objektivave të vendosura, por ka ende shumë për të bërë. Artikuj të shumtë theksojnë vdekjet e raportuara të nxënësve për shkak të infrastrukturës së dobët.
Gjithashtu, higjiena jo-adekuate e shkollave është një çështje që ndikon në shëndetin e nxënësve. Një shembull i kësaj shihet në tualetet e tyre, ku studentët janë në rrezik të problemeve shëndetësore për shkak të higjienës së tyre jo të duhur. Këto pengesa i pengojnë studentët të përqendrohen në edukimin dhe zhvillimin e tyre.
Pabarazi ne edukim
Pabarazia është kryesisht e dukshme në shkollat e Afrikës së Jugut. Sipas Amnesty International, fëmijët në 200 shkollat e para shënojnë rezultate më të larta në matematikë sesa fëmijët në 6600 shkollat e tjera. Statistikat e tjera theksojnë se më shumë se 75% e nëntëvjeçarëve nuk mund të lexojnë me kuptim. Në disa krahina, përqindja është deri në 91%. Sistemi arsimor është ende duke u shëruar nga epoka e aparteidit, duke rezultuar që fëmijët të trajtohen ndryshe për shkak të prejardhjes, pasurisë ose ngjyrës së lëkurës së tyre. Persa i perket cilesise se arsimit fillor në Afrikën e Jugut, një raport i UNESCO-s, thotë se, teorikisht, të gjithë fëmijët kanë akses të barabartë në të tre nivelet e arsimit në vend. Megjithatë, shumë institucione shkollore, studentë nga komunitetet me të ardhura të ulëta nuk kanë arritur të përmirësojnë cilësinë e arsimit që ofrojnë. Qeveria duhet të trajtojë problemin e varfërisë dhe arsimit.
Edukim i varfer
Për më tepër, cilësia e arsimit të shkollave është një çështje e përhapur në Afrikën e Jugut. Sipas hulumtimit të ndërmarrë nga Gustafsson në vitin 2021, pensionimi i mësuesve në Afrikën e Jugut do të arrijë një numër maksimal deri në vitin 2030, gjë që rrjedhimisht do të rezultojë në nevojën për edukatorë të rinj të trajnuar dhe ristrukturimin e klasave dhe institucioneve. Aktualisht, gjysma e klasave kanë 30 nxënës për klasë, por 50%-eshi tjetër mund të kalojë deri në 50 fëmijë në një klasë. Për të reduktuar shifrat, llogaritet se rreth 100,000 mësues të rinj hyjnë në sistemin arsimor, i cili kërkon trajnim dhe financim në shkallë të gjerë.
Një sfidë tjetër me të cilën përballet sot sektori arsimor në Afrikën e Jugut është cilësia e instruktorëve. Mbi 5000 nga mësuesit aktualë janë të nënkualifikuar për profesionin e tyre. Instruktorët nuk janë konkurrues në tregun e punës; ata kanë pak njohuri për kurrikulën dhe nuk kanë kompetencë pedagogjike, duke bërë që studentët të mbarojnë shkollën pa njohuritë e nevojshme.
Cikli i analfabetizmit
Më në fund, sipas Raportit të OECD nga 2019, Afrika e Jugut ka përqindjen më të lartë të njerëzve të moshës 20 deri në 24 vjeç në sektorin NEET (as punësim, as arsim). Afrika e Jugut shënoi pothuajse 50% për këtë kriter, më i madhi nga të gjitha vendet e ekzaminuara nga raporti i OECD. Raporti i Profesor Khuluvhe për vitin 2021 diskuton seriozitetin e problemit të analfabetizmit, duke deklaruar se, në vitin 2019, shkalla e të rriturve analfabetë (mbi moshën 20 vjeç ) ishte 12,1%, ose rreth 4,4 milionë. Kjo barazohet me faktin se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë nuk arrin një nivel të arsimit të klasës së 7-të ose më të lartë. Analfabetizmi sjell pasoja të mëdha për popullatën, përfshirë pasardhësit e paarsimuar dhe moskontributin në shoqëri, duke dëmtuar kështu ekonominë e vendit. Afrika e Jugut duhet ta trajtojë këtë çështje dhe të minimizojë përqindjen e analfabetizmit sa më shumë që të jetë e mundur.
Translated by Xhina Cekani from : https://brokenchalk.org/challenges-in-the-educational-system-of-south-africa/
References
1. EE. (2006, July 19). School Infrastructure. Eqaleducation.Org.Za. Retrieved February 17, 2022, from https://equaleducation.org.za/campaigns/school-infrastructure/
2. Amnesty International. (2020, February 7). South Africa: Broken and unequal education perpetuating poverty and inequality. Www.Amnesty.Org. Retrieved February 17, 2022, from https://www.amnesty.org/en/latest/news/2020/02/south-africa-broken-and-unequal-education-perpetuating-poverty-and-inequality/
3. Gustafsson, M. (2021, August 26). A teacher retirement wave is about to hit South Africa: what it means for class size. The Conversation. Retrieved February 17, 2022, from https://theconversation.com/a-teacher-retirement-wave-is-about-to-hit-south-africa-what-it-means-for-class-size-164345
4. Khuluvhe, M. K. (2021, March 1). Adult illiteracy in South Africa. Www.Dhet.Gov.Za. Retrieved February 17, 2022, from https://www.dhet.gov.za/Planning%20Monitoring%20and%20Evaluation%20Coordination/Fact%20Sheet%20on%20Adult%20Illiteracy%20in%20South%20Africa%20-%20March%202021.pdf
5. Editor. (2019, December 27). Opinion: The Challenges Facing The Education System In South Africa. iAfrica. Retrieved February 17, 2022, from https://iafrica.com/opinion-the-challenges-facing-the-education-system-in-south-africa/
No comment yet, add your voice below!