Më 15 korrik 2016, një grusht shteti i dështuar ndodhi në Turqi kundër Presidentit Tayyip Erdogan dhe institucioneve shtetërore. Shpërbërja e sundimit demokratik, kërcënimi ndaj të drejtave të njeriut dhe sekularizmi ishin ndër arsyet e përmendura për grushtin e shtetit. Përpjekja për grusht shteti u krye nga një pjesë e vogël e Forcave të Armatosura Turke, të cilët e quanin veten “Këshilli i Paqes në Shtëpi”. Qeveria turke i lidhi puçistët me lëvizjen Gylen, e cila konsiderohet një organizatë terroriste nga qeveria turke. Fethullah Gylen, një dijetar islamik turk, predikues dhe dikur lider i opinionit, i cili aktualisht banon në Pensilvani pas një mërgimi të vetë-imponuar, udhëhoqi lëvizjen Gylen. Gylen ka mohuar çdo lidhje me grushtin e shtetit. Pas ngjarjes kanë ndodhur arrestime masive.

Të paktën 20,000 shtetas turq u arrestuan për shkak të lidhjeve të dyshuara me lëvizjen Gylen. Zyrtarët turq kërkuan riatdhesimin e Gylenit; megjithatë, Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti i Shtetit gjetën provat e paraqitura nga homologët e tyre turq si jokoherente dhe jo të besueshme. Të arrestuarit përfshinin 5,000 anëtarë të sektorit arsimor dhe 21,000 mësues të cilëve iu hoqën licencat dhe numrat e sigurisë u shtuan në bazën e të dhënave turke kombëtare për të kufizuar punësimin në të ardhmen. Megjithatë, provat që sugjeronin besnikërinë e 20,000 qytetarëve ndaj Gylenit ishin të dobëta. Për më tepër, teoritë sugjeruan se grushti i shtetit ishte i organizuar/skenuar. Pas javës së parë të grushtit të shtetit, mijëra nëpunës publikë dhe ushtarë u spastruan. Megjithatë, “lista e komplotuesve të supozuar të grushtit të shtetit ishte aq e gjerë sa ishte e pamundur të mblidhej në orët pas grushtit të shtetit”. Pjesë e kësaj liste ishin edhe individë që kishin ndërruar jetë javë e muaj para grushtit të shtetit. Dyshimet për cilësinë dhe ndershmërinë e hetimit u rritën. Shtetet e Bashkuara, inteligjenca gjermane dhe qeveria britanike kanë dyshuar në narrativën zyrtare turke.
Sipas qeverisë turke, mbi 135,000 nëpunës publikë, duke përfshirë rreth 4,000 mësues, janë shkarkuar ose pezulluar që kur qeveria iu drejtua represionit pas grushtit të shtetit të dështuar në korrik. Mungesa e burimit te të ardhurave dhe pretendimi për lidhje me një organizatë terroriste, jo vetëm që sjell humbje financiare, por paraqet kërcënim për izolim nga shoqëria turke. Organizata Ndërkombëtare e Punës ka denoncuar ndalimin e këtyre personave dhe ka pohuar se kjo është bërë pa asnjë mbikëqyrje nga organet gjyqësore, pa hetimin e duhur dhe pa “parimin e prezumimit të pafajësisë dhe të drejtave” të akorduar nga Konventat e ILO-s.
Qeveria turke deklaron se shpërbërja e Konfederatës së Sindikatave të Punëtorëve të Aksionit (Aksiyon-Is) dhe sindikatës së saj të lidhur ishte për shkak të lidhjes së tyre me të ashtuquajturën Organizata Terroriste Fetullahiste (FETÖ/PDY), për të cilën qeveria turke pretendon se ishte përgjegjëse për tentativën për grushtit te shtetit. Qeveria pohon se asnjë kërkesë nuk është paraqitur në Komisionin Hetimor nga Aksiyon-Is dhe sindikatat e lidhura me të, duke deshtuar te perdore të gjitha kanalet vendase dhe mjetet juridike të disponueshme.
Megjithatë, gjetjet e komitetit të ILO-s vënë në dukje se vendimi dhe kompetenca për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shpërbërjen e këtyre sindikatave iu dha Këshillit të Ministrave kur pushteti vendimmarrës duhet t’i takojë parlamentit. Ky autorizim i mundësoi organit ekzekutiv të nxjerrë Dekrete me fuqinë e ligjit në vend të procedurave të zakonshme legjislative të parlamentit. Prandaj, të gjitha kanalet e brendshme për të kërkuar ndryshime ligjore tani kanë skaduar.
ILO deklaroi se individët që kishin anëtarësim në sindikata të lidhura me FETÖ/PDY ishin plotësisht të ligjshëm sipas nenit 2 të Konventës Nr. 87. Ata pohuan se këto sindikata ishin krijuar dhe funksionuar në mënyrë të ligjshme deri në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Prandaj, është e paligjshme të ndëshkohen punëtorët thjesht për anëtarësim në një sindikatë pa prova të përfshirjes, një veprim specifik, apo edhe pa dijeni se ata mund të kenë pasur lidhje të mundshme me një organizatë terroriste. Aksiyon-Is pohon se të gjitha këto shkarkime u bënë para çdo hetimi dhe në mungesë të procesit të rregullt ligjor. Më tej Aksiyon-Is argumenton se asnjë nga të arrestuarit nuk u lejua të kundërshtonte vendimin e shkarkimit të tyre në një organ neutral, i cili shkel nenin 8 të Konventës.
Bordi Ekzekutiv i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) i Kombeve të Bashkuara, datë 24 mars 2021, me numër GB.341/INS/13/5/, arrin në përfundimin se shkarkimet e bëra me Dekretet Statutore dhe mbyllja e institucioneve në Turqi janë në kundërshtim me Konventat Ndërkombëtare Nr. 158 dhe Nr.87 dhe si rrjedhim te paligjshme.
Qeverisë së AKP-së së Erdoganit i kërkohet të korrigjojë këtë paligjshmëri. Edhe pse kanë kaluar mbi dhjetë muaj nga vendimi, Qeveria e AKP-së nuk i ka përmbushur kërkesat e saj dhe as nuk ka shfaqur ndonjë interes për ta zbatuar atë. ILO duhet të mbajë vendimin e saj dhe të ushtrojë presion mbi Qeverinë e AKP-së, duke marrë parasysh pamundësinë e zbatimit të vendimit vetë nëse lihet pa mbikëqyrje.
Zbatimi i vendimit të marrë nga Bordi Ekzekutiv i ILO-s është i detyrueshëm si në aspektin e së drejtës ndërkombëtare ashtu edhe në atë turke. Peticioni i mëposhtëm ofron një kurs veprimi të thellë për të korrigjuar padrejtësinë e tij.
By: Mahnoor Tariq
Perktheu: Xhina Cekani [The decision of the International Labor Organization (ILO) following the failed 2016 coup in Turkey]
References
Michael Rubin, (2017), ‘Did Erdogan stage the coup?’, AEIdeas
David Lepeska, (2020), The ‘gift from god’ that crushed Turkish democracy, Retrieved from http://ahval.co/en-84353
Source URL: https://www.ilo.org/wcmsp5/groups/public/—ed_norm/—relconf/documents/meetingdocument/wcms_775695.pdf
Source URL: Human Rights Watch, https://www.hrw.org/news/2016/07/18/turkey-protect-rights-law-after-coup-attempt
[1] (Rubin, 2017)
[2] https://www.ilo.org/wcmsp5/groups/public/—ed_norm/—relconf/documents/meetingdocument/wcms_775695.pdf
No comment yet, add your voice below!