Një gjykatë në Gjermani dënoi një ish-kolonel të ushtrisë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Anwar Raslan u shpall fajtor për 27 akuza për vrasje, përdhunime dhe sulme seksuale të kryera në qendrën e paraburgimit Al-Khatib pranë Damaskut.
Parimi i juridiksionit universal u lejon gjykatave në Gjermani të gjykojnë të akuzuarit për krime lufte në vende të tjera.
Ky gjykim është i pari që lidh drejtpërdrejt shtetin sirian me krime lufte.
Akuza për autorin
Autori dyshohet se ka punuar si hetues kryesor për shërbimin sekret sirian në qendrën e paraburgimit Al Khatib në Damask dhe dyshohet se ishte përgjegjës për torturimin e të paktën 4,000 njerëzve.
Ai akuzohet edhe për vrasjen e 58 të arrestuarve. Prokuroria kërkoi dënim të përjetshëm.
Ish-koloneli hedh poshtë akuzat. Ai ka pohuar se ka mbështetur fshehurazi opozitën, madje duke marrë pjesë në konferencën e paqes në Gjenevë të vitit 2014.
Prokuroria e kundërshtoi këtë tezë, me ndihmën e rrëfimeve të dëshmitarëve që e përshkruanin ish-kolonelin si një njeri që përdorte vazhdimisht fuqinë e tij për të zbatuar urdhrat e dhëna nga regjimi.
Bashkë-i-pandehuri i tij Eyad.A u akuzua se solli 30 demonstrues antiqeveritarë në burgun e torturës Al-Khatib. Gjykata është ne pritje per një ankim nga i ai.
Perktheu nga anglishtja Xhina Çekani, German court finds a former Syrian army colonel guilty of war crimes and crimes against humanity.